Tre persona dyshohet se për të rregulluar viza falsifikuan certifikata punësimi dhe trust pensional

Kronikë e zezë

Tre persona dyshohet se për të rregulluar viza falsifikuan certifikata punësimi dhe trust pensional

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 10:27
Ilustrim

Në raportin 24 oësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për falsifikim me dokumente.

Sipas raportit të Policisë tre persona dysohet se kanë bërë falsifikim të dokumenteve për të aplikuar për viza, dhe leje qëndrimi në Slloveni.

“Fshati Pantinë, Vushtrri; fshati Prekaz i Epërm Skenderaj; Prishtinë NN – NN. Është raportuar se tre të dyshuar m/k kanë bërë falsifikim të dokumenteve (certifikatë punësimi dhe trust pensional) për të aplikuar për viza dhe leje qëndrimi slloven. Dy të dyshuar janë intervistuar me datën 12.06.2020 ndërsa i treti me datën 12.11.2020. Pas verifikimit të rastit ky i fundit është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.”, njofton Policia e Kosovës./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat