Identifikohet i moshuari që u vetëdogj dje poshtë urës së Lanës

Kronikë e zezë

Identifikohet i moshuari që u vetëdogj dje poshtë urës së Lanës

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 11:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Identifikohet personi që u vetëdogj mbrëmjen e djeshme në bulevardin “Zhan d’Ark”, poshtë urës së Lanës.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për 83-vjeçarin M. Selimaj, i cili u vetëdogj me benzinë.

Sipas burimeve policore bëhet me dije se 83-vjeçari ishte me probleme mendore.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, më 12.11.2020 rreth orës 18:18 tek bulevardi “Zhan D’ark’.

Nga pakujdesia ai  ka marrë flakë edhe për pasojë ka ndërruar jetë. Menjëherë në ndihmë të tij ka ardhur policia dhe zjarrfikësit, por fatkeqësisht  nuk kanë mundur ta shpëtojnë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat