Dy persona tentojnë t’i japin fund jetës duke marrë medikamente pa kontrollë, transferohen për mjekim në Ferizaj

Kronikë e zezë

Dy persona tentojnë t’i japin fund jetës duke marrë medikamente pa kontrollë, transferohen për mjekim në Ferizaj

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Një femër dhe një mashkull në Ferizaj kanë tentuar t’i japin fund jetës duke pirë sasi të tepruar të medikamenteve.

Burime të afërta nga Urgjenca e Ferizajt thonë për Sinjalin se të dy rastet kanë ndodhur pas mesnatës.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për Ferizaj, Agim Gashi i cili tregoi se të dy rastet kanë qenë të ndara.

Ai tha se viktima mashkull pas kësaj është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa femra është dërguar në emergjencë të Ferizajt.

Pas marrjes së tretmanit mjekësor, të dy janë liruar për në shtëpi ndërsa rastet janë duke u hetuar.

Ditëve të fundit në Kosovë po raportohen shumë raste kur qytetarët po tentojnë të vetëvriten, e disa prej tyre fatkeqësisht edhe po ia dalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat