I mituri nga Rahoveci shkakton probleme dhe e rrah babanë e tij

Kronikë e zezë

I mituri nga Rahoveci shkakton probleme dhe e rrah babanë e tij

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Rahovec është raportuar për një rast të dhunës në familje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Rahovec është raportuar për një rast të dhunës në familje, ku më 12 nëntor, një person kishte raportuar në stacionin policor se djali i tij i mitur është duke shkaktuar probleme dhe e ka rrahur at.

Sipas njoftimit, njësitet policore pasi kanë dal në vendin e ngjarjes, të miturin e kanë shoqëruar në stacionin policor ku më pas edhe është intervistuar në prezencë të mbrojtësit dhe zyrtarit për punë sociale.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat