Përplasen 3 makina, kamioni përfundon në humnerë

Kronikë e zezë

Përplasen 3 makina, kamioni përfundon në humnerë

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 15:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në aksin Librazhd-Përrenjas, pranë vendit të quajtur “Tre Urat”.

Siç mëson Ora News, në aksident janë përfshirë 3 automjete, ndërsa një kamion për pasojë ka përfunduar në humnerë.

Nga informacionet paraprake nuk flitet për viktima, por vetëm dy të plagosur.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ndërsa të plagosurit u transportuan në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat