Bie një punëtor ndërtimtarie nga skelet në Graçanicë

Kronikë e zezë

Bie një punëtor ndërtimtarie nga skelet në Graçanicë

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Një punëtor në ndërtimtari derisa ishte duke punuar ka rënë nga skelet dhe ka pësuar lëndime trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09:20 në fshatin Llapnasellë, Graçanicë.

Siç thuhet në raport, viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

“Raportohet se viktima m/k derisa ishte duke punuar ka rënë nga skelet dhe ka pësuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut përjetë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat