Të dënuar për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohen 2 persona në Durrës

Kronikë e zezë

Të dënuar për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohen 2 persona në Durrës

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 16:26
Foto Ilustrim

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar nga Policia e Durrësit me qëllim ekstradimin drejt  Italisë.

Operacioni u realizua në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë në Durrës dhe Interpol Tirana.

Të arrestuar janë:

-Ilir Plaku, 55 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Apelit në Cagliari/Itali, në vitin 2014, e ka dënuar me 5 vjet, 11 muaj e 12 ditë burgim, për veprat penale “Trafikimi ndërkombëtar i narkotikëve” dhe “Rezistencë ndaj punonjësit publik”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

-Braniol Liço (Ago), 45 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Apelit në Brescia/Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Trafikim ndërkombëtar i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale”.

Sakaq Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Italisë.

Durrës/Informacion

Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, i koordinuar nga Departamenti i Policisë Kriminale.

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasve:

Ilir Plaku, 55 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Apelit në Cagliari/Itali, në vitin 2014, e ka dënuar me 5 vjet, 11 muaj e 12 ditë burgim, për veprat penale “Trafikimi ndërkombëtar i narkotikëve” dhe “Rezistencë ndaj punonjësit  publik”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Braniol Liço (Ago), 45 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Apelit në Brescia/Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Trafikim ndërkombëtar i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat