Digjet banesa 2-katëshe në qendër të Korçës. Ja dyshimet e para

Kronikë e zezë

Digjet banesa 2-katëshe në qendër të Korçës. Ja dyshimet e para

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 06:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Përfshihet nga flakët një banesë dy-katëshe në qendër të qytetit të Korçës.

Objekti në fjalë ndodhet pranë Muezut Arkeologjik, pas Katedrales së qytetit.

Sipas informacioneve nga Ora News, në banesë jetojnë tre vëllezër.

Shkak për rënien e flakëve dyshohet ndezja e zjarrit për tu ngrohur pasi banesa nuk ka patur energji elektrike.

Dy zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Tre vellezerit do te sistemohen te konvikti i shkolles bujqesore. Lajmin e konfirmon nenkryetari i Bashkise Korce, Kletjon Kita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat