​Dy vdekje të dyshimta brenda 24 orëve të fundit

Kronikë e zezë

​Dy vdekje të dyshimta brenda 24 orëve të fundit

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 11:19
Ilustrim

Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar dy vdekje të dyshimta.

Sipas Policisë, njëra ka ndodhur në Lipjan e tjetra në Mitrovicë.

Kështu bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, e cila ka dhënë detaje shtesë.

“Rr. Kongresi i Blinajës, Lipjan, 20.11.2020 – 15:02. Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është marrë nga njësiti i IML-së për obduksion. Rr. Xhemajl Hoxha, Mitrovicë 20.11.2020-17:55. Është raportuar se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovar e cila ka qenë duke jetuar e vetme. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarje dhe është konstatuar vdekja e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat