Rrahje mes nëntë vetash në Deçan me thika dhe armë, gjashtë arrestohen

Kronikë e zezë

Rrahje mes nëntë vetash në Deçan me thika dhe armë, gjashtë arrestohen

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Të premten në mbrëmje në fshatin Gramaqel të Deçanit është raportuar se ka ndodhë një rrahje mes nëntë personave.

Policia njofton se gjatë rrahjes janë përdorë mjete të forta, thika dhe dyshohet të jetë përdorë arma e zjarrit.

Tre persona kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit gjashtë të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa tre janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat