Tentim vrasje në Deçan, kjo është gjendja e të plagosurit

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në Deçan, kjo është gjendja e të plagosurit

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 08:42
Ilustrim

Është plagosur një person me armë zjarri dje në fshatin Isniq të Deçanit rreth orës 15:40.

E kanë konfirmuar nga Policia për rajonin e Pejës ku thonë se viktima është plagosur të këmba dhe është dërguar në në Spitalin Rajonal për të marrë tretman mjekësor.

I njëjti sipas mjekëve gjendet jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari pas kryerjes së aktit është larguar nga vendi i ngjarjes mirëpo Policia ka arritur ta arrestojë.

Nga i dyshuari janë konfiskuar tre fishekë dhe arma ndërsa me urdhër të Prokurorit ai është dërguar në mbajtje pasi që rasti është cilësuar si vrasje në tenativë.

“Rreth orës 15:40 Policia ka pranuar një informatë se në fshatin Isniq të Deçanit është plagosur një person me armë zjarri.

Në lidhje me këtë patrullat policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. I plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim të mëtutjeshëm mirëpo sipas ekipit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë. Sipas mjekëve ai është plagosur në këmbë.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes mirëpo Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë. I njëjti më urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si vrasje në tentativë”, thuhet në përgjigjjen e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat