Ia vodhën kuletën nën kërcënimin e armës, policia i bie ne gjurmë dy personave

Kronikë e zezë

Ia vodhën kuletën nën kërcënimin e armës, policia i bie ne gjurmë dy personave

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 11:32
Foto Ilustrim

Në vazhdën hetimeve për zbardhjen e veprave penale, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë, mbrëmë kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale grabitje.

Arrestimi i dy të dyshuarve është bërë mbi dyshime të bazuara se me datën 24 tetor 2020, në Skenderaj, të kamufluar me rroba të zeza e nën kërcënimin e armës i kanë grabitur viktimës  portofolin me një shumë të hollave.

“Si pjesë e zgjerimit të hetimit është realizuar edhe një bastisje, me çrast janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që do të procedohen në rast. Veprimet hetimore me dyshime bazë janë duke u vazhduar  në drejtim të kapjes së edhe një të dyshuari tjetër të përfshirë në veprën penale”, njofton policia.

Pas procedurave të nevojshme policore, me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat