Drejtuesi i mjetit humb kontrollin, një i vdekur dhe dy të plagosur

Kronikë e zezë

Drejtuesi i mjetit humb kontrollin, një i vdekur dhe dy të plagosur

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 16:05
Foto Ilustrim

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur  rreth orës 15:00, tek shkallët e Tujanit.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën pasagjeri H,D 68 vjeç, ndërsa u dërguan në spital dy pasagjere te tjere.

“Mjeti me drejtues N.K., duke qarkulluar me mjet në një zonë e cila është kantier ndertimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi H.D., 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vëndngjarje si pasojë e plagëve të marra”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat