Vjedhje e rëndë në Podujevë

Kronikë e zezë

Vjedhje e rëndë në Podujevë

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 21:47
Ilustrim

Një tjetër vjedhje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në rajonin e Podujevës.

Rastin ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës. Sipas PK-së, në një shtëpi janë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.

“Podujevë, 21.11.2020 – 13:00. Ankuesi mashkull Kos. ka raportuar se persona të panjohur nga shtëpia e tij kanë vjedhur një sasi ari me vlerë dhe para të gatshme. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, ka thënë PK pa dhënë as edhe një detaj tjetër.

Ndërkaq, policia s’ka bërë të ditur nëse ka të arrestuar përkitazi me këtë rast. Siç mëson media, dëmi nga vjedhja ka arritur në mbi 10 mijë euro.

Duhet theksuar se numri i rasteve të vjedhje në Podujevë këtë vit ka qenë i theksuar, derisa numër i madh ka qenë edhe i atyre për vjedhje të rënda.

Vetëm gjatë vitit 2019, në këtë komunë kishin ndodhur 361 raste të raportuara për vjedhje. Prej tyre, 199 kanë qenë të rënda, kurse janë arrestuar vetëm 12 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat