Në Lagjen e Boshnjakëve u gjet një trup i pajetë i një mashkulli

Kronikë e zezë

Në Lagjen e Boshnjakëve u gjet një trup i pajetë i një mashkulli

Nga: F.B Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë pas orës 20.00 në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli, njoftojnë mediet serbe, transmeton “Bota Sot”.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë rajonale Branislav Radoviç, por nuk ka dhënë detaje tjera rreth gjendjes së trupit moshës, apo identitetit të tij.

"Policia ka gjetur një trup i pajetë në lagjen shumë etnike të Boshnjakëve, bëhet fjalë për trup të mashkullit, që nuk dihet identiteti i tij", ka thënë ai.

Organet përgjegjëse të sigurisë dhe hetimit janë parë në vendin e ngjarjes, për të hetuar rrethanat dhe shkaqet e këtij rasti.

Trupi i pajetë është gjetur nga policia e Kosovës rreth orës 20.00, e cila ka theksuar se pas hetimit do të jap njoftimet rreth rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat