Aksident në “Kodër të Trimave” në Prishtinë, dy të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në “Kodër të Trimave” në Prishtinë, dy të lënduar

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 16:34
Foto Ilustrim

Dy persona janë lënduar pas një aksidenti në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Kështu ka bërë të ditur për lajmi.net, zëdhënësja e policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat