Plagoset rëndë me armë zjarri një person në Prizren, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

Kronikë e zezë

Plagoset rëndë me armë zjarri një person në Prizren, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 09:03
Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar për një vrasje në tentativë në Prizren.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së hënës në rrugën “Latif Berisha”, në Prizren ka ndodhur një vrasje në tentativë.

Sipas njoftimit, një person ka raportuar se një i dyshuar, pasi që e ka sulmuar fizikisht ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij me ç’rast edhe e ka plagosur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia bën të ditur se viktima është dërguar menjëherë në emergjencën e Spitalit të Prizrenit, ku edhe është duke e vazhduar trajtimin mjekësor.

Në anën tjetër, i dyshuari është në arrati dhe policia është në kërkim të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat