Ekstradimi drejt Italisë, ja momenti kur “Xhaxhai” zbret në Romë

Kronikë e zezë

Ekstradimi drejt Italisë, ja momenti kur “Xhaxhai” zbret në Romë

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 09:08
Bujar Sejdinaj

Ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë Bujar Sejdinaj, i njohur edhe me nofkën “xhaxhai”.

Vendimi për ekstradimin e tij ka ardhur pas gjykata e gjeti fajtor si pjesë të familjes mafioze “BELLOÇO”, me veprimtari kryesisht në Ballkan.

Sipas hetimeve të autoriteteve italiuane, ai dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në trafikimin e 20 kg kokainë.

Operacioni i koduar Magna ka mbyllur hetimet në nëntor të 2019 dhe arrestimi i “xhaxhait” është bërë më 21 korrik 2020 në Shqipëri.

Ndërsa ekstradimi është kryer gjatë mbrëmjes së shkuar nga Tirana drejt aeroportit “Fiumicino” të Romës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat