Kërcënonte policin përmes profileve fake, arrestohet 24-vjeçari në Kavajë

Kronikë e zezë

Kërcënonte policin përmes profileve fake, arrestohet 24-vjeçari në Kavajë

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 09:23
Ilustrim

Ngacmonte dhe kërcënonte një punonjës policie për shkak të detyrës, arresohet 24-vjeçari në Kavajë.

Përmes profileve false në rrjetet sociale, i riu me iniciale A.S, banues në Gosë, kërcënonte vazhdimisht jo vetëm efektivin por edhe familjarët e tij.

“Shtetasi A.S kishte një numër të lartë profilesh fallso”, njofton Policia.

Sipas policisë, 24-vjeçari ka edhe precedentë të mëparshëm penalë.

Sipas asaj që mëson Ora News, autori i arrestuar është Ardit Saraçi, i cili ka kërcënuar një inspektor krimesh në Kavajë , pasi ky ka marrë pjesë në kontrollin e banesës dhe arrestimin e tij në vitin 2019 për posedim lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat