Tiranë, gjendet i pajetë në banesën e tij 60-vjeçari

Kronikë e zezë

Tiranë, gjendet i pajetë në banesën e tij 60-vjeçari

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 20:03

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në rrugën “Siri Kodra”.

“Më datë 24.11.2020, rreth orës 18:30, në rrugën “Siri Kodra”, në një magazinë (e kthyer në banesë), është gjetur pa shenja jete shtetasi A.P., rreth​ 60 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera fizike.” – njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat