​Rregullimi i veturës çon në përleshje fizike dhe përdorim të armës

Kronikë e zezë

​Rregullimi i veturës çon në përleshje fizike dhe përdorim të armës

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Policia në Vushtrri ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi që pas një mosmarrëveshje në lidhje me rregullimin e një veture janë përleshur fizikisht.

Me pas njëri nga të dyshuarit ka shtëne me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur gjatë së martës në fshatin Dollëlluk.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një revole të kalibrit 7.65 mm, një karikator me tre fishekë dhe një gëzhojë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat