Një person në Mitrovicë është zhdukur më shumë se një muaj

Kronikë e zezë

Një person në Mitrovicë është zhdukur më shumë se një muaj

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 15:16
Ilustrim

Faik Zeqiri nga fshati Kutllovc e komunës së Mitrovicës është zhdukur që nga 1 tetori i këtij viti.

Për zhdukjen e tij ka njoftuar Policia e Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, duke thënë se prej që familjarët e tij e raportuan zhdukjen e tij hetuesit policorë në vazhdimësi kanë ndërmarrë veprime për kërkimin e tij por që deri tani nuk është gjetur.

Policia kërkon nga qytetarët se nëse kanë ndonjë informacion të kontaktojnë në linjën emergjente 192 ose edhe në numër të telefonit +383 44 845 823.

“Me datën 1.10.2020, në Stacionin Policor në Mitrovicë, nga ana e familjarëve është raportuar se Faik ( Zeqir) Zeqiri, i lindur me 10.09.1961 në fshatin Kutllovc, Komuna e Mitrovicës, është zhdukur. Që nga data e raportimit hetuesit policorë në vazhdimësi kanë ndërmarrë veprime në kërkim të personit të zhdukur. Nga hetimet e deritanishme nuk kemi rezultuar me ndonjë indikacion konkret për gjetjen e personit të zhdukur. Mbi bazën e këtyre rrethanave , hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve me autorizim të prokurorit të rastit, kërkojnë dhe apelojnë tek të gjithë qytetarët që mund të kenë çfarëdo informacioni lidhur me personin e zhdukur, të lajmërojë policinë, në linjën emergjente 192/ ose në +383 44 845 823”, thuhet në njoftimin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat