Arrestohet juristi i Kadastrës Vlore. Falsifikonte dokumentet

Kronikë e zezë

Arrestohet juristi i Kadastrës Vlore. Falsifikonte dokumentet

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 16:05
Foto Ilustrim

Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme juristin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, nën akuzën e falsifikimit të dokumentave. Në pranga ka përfunduar shtetasi H. Sh., 56 vjeç, banues në Vlorë, për të cilin gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Njoftimi i plotë:

Vlorë/ Goditet një tjetër rast i falsifikimit të dokumenteve. Vihet në pranga një jurist i Kadastrës në Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, ndaluan shtetasin.

H. Sh., 56 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë jurist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Vlorë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Hetimet për këtë shtetas janë kryer nga Seksioni i Krimit Ekonomik në DVP Vlorë dhe Prokuroria e Vlorës, për një periudhe 1-vjeçare, pasi shtetasi H. Sh. ka falsifikuar dokumentet për një banesë në qytetin e Vlorës.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat