Një person kanosë me granatë një person në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës

Kronikë e zezë

Një person kanosë me granatë një person në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 16:24
Ilustrim

Një person ka kanosur një person tjetër në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës, duke e kërcënuar se do ta hedhë granatën në drejtim të tij.

“Me datë 25.11.2020, rreth orës 14:30 kemi pranuar  informatën për një kanosje me granatë dore të ndodhur në rrugën “Tahir Zema” në Bresje  të Fushë Kosovës”, ka bërë të ditur për media, zëdhënësi I Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në të  dyshuarin me granatën e dorës.

“Nga intervenimi policor janë parandaluar pasojat e mundshme në këtë rast, pasi që në bazë të informatave fillestare dyshohet që ky i dyshuar ka kanosur me granatën në fjalë një person tjetër”, thekson tutje Borovci.

Ai ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në stacionin policor për procedim të mëtejmë, përderisa granata është tërhequr në mënyrë të kontrolluar nga ana e njësisë së specializuar  për menaxhimin me mjete shpërthyese.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat