Një punëtor lëndon dorën në një punëtori në Prizren

Kronikë e zezë

Një punëtor lëndon dorën në një punëtori në Prizren

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 09:27
Foto Ilustrim

Pronari i një punëtorie ka raportuar se punëtori i tij duke punuar aksidentalisht ka lënduar dorën e djathtë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:30 në fshatin Libizhdë, Prizren.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në spitalin rajonal dhe më pas me autoambulancë është transportuar për në QKUK, në Prishtinë.

“Ankuesi mashkull kosovar  pronar i një punëtorie ka raportuar se punëtori i tij mashkull  kosovar, duke punuar aksidentalisht ka lënduar dorën e djathtë. Viktima është dërguar në spitalin rajonal  dhe më pas me autoambulancë është transportuar për në QKUK-së në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raport. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat