I vidhet vetura në Suharekë, policia ia gjen brenda natës

Kronikë e zezë

I vidhet vetura në Suharekë, policia ia gjen brenda natës

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Një person ka raportuar në Stacionin Policor të Suharekës se dje rreth orës 21:04 në rrugën “Hajdin Berisha”, i është vjedhur vetura.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, gjatë kërkimit zyrtarët policorë kanë hasur në veturën e vjedhur e cila më pas i është kthyer pronarit.

Po ashtu, bëhet e ditur që personi i dyshuar për vjedhje është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Hajdin Berisha, Suharekë 25.11.2020 – 21:04. Ankuesi mashkull  kosovar  ka raportuar se i është vjedhur vetura e tij me targa vendore. Policia gjatë kërkimit ka hasur në veturën e vjedhur e cila i është kthyer pronarit. I dyshuari mashkull është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat