Policia i gjen marihuanë, arrestohet 27 vjeçari nga Prishtina

Kronikë e zezë

Policia i gjen marihuanë, arrestohet 27 vjeçari nga Prishtina

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:30, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka kryer kontroll te një person i dyshuar, tek i cili ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuanë).

Gjithashtu policia ka bërë të ditur 27 vjeçari, K.K është arrestuar dhe është dërguar në mbajte për 48 orë.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Prishtinë, 26 nëntor 2020 – Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saja në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e narkokriminalitetit.

Kësisoj më datë 25.11.2020 rreth orës 21:30, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë policia mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm si rezultat i një pune hetimore paraprake, ka kryer një kontroll personi ndaj një të dyshuari me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana).

I dyshuari K. K, mashkull 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Ndaj tij policia ka iniciuar një hetim për posedim të paautorizuar të substancave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat