Rrahje me shufër metalike në Prishtinë, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Rrahje me shufër metalike në Prishtinë, arrestohen dy persona

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 11:59
Ilustrim

Një rrahje brutale ka ndodhur rreth orës 11:00 afër shkollës “Elena Gjika” në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës gjatë rrahjes është përdorur një shufër metalike ku njëri nga personat është lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së, Agron Borovci, i cili tha se janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Sipas mediave njëri nga ta është nxënës.

“Rreth orës 11:00 është raportuar për një rrahje në mes të disa personave në  rrugën “ Zenel Salihu” në Prishtinë .

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestoj dy persona të dyshuar dhe të gjej një shufër metalike që dyshohet të jetë përdorur gjatë rrahjes.

Njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe aktualisht po merr tretmanin mjekësor nga ekipet mjekësore të emergjencës në stacionin policor.

Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin dhe po punon për të identifikuar edhe personat të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rast”, tha ai./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat