Rrahje masive në Prishtinë, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Rrahje masive në Prishtinë, arrestohen dy persona

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Sot rreth orës 11:00 është raportuar për një rrahje në mes të disa personave në  rrugën “ Zenel Salihu” në Prishtinë.

Lajmin e konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur t’i arrestojnë dy persona të dyshuar dhe të gjejnë një shufër metalike që dyshohet të jetë përdorur gjatë rrahjes.

“Njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe aktualisht po merr tretmanin mjekësor nga ekipet mjekësore të emergjencës në stacionin policor.

Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin dhe po punon për të identifikuar edhe personat të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rast”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat