Nga QKUK tregojnë për gjendjen shëndetësore të dy të plagosurve në Deçan

Kronikë e zezë

Nga QKUK tregojnë për gjendjen shëndetësore të dy të plagosurve në Deçan

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 16:33
Foto Ilustrim

Një përleshje fizike ka ndodhur mes pesë personave në komunën e Deçanit, katër prej tyre janë plagosur, ndërkohë që janë përdorur thikat.

Të lënduarit, pasditen e së enjtes janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, por dy nga ta janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të lëndimeve të rënda.

Për këta dy të fundit, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka treguar për KosovaPress se janë jashtë rrezikut për jetë.

"Ju konfirmojmë se dy persona janë duke marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK dhe momentalisht janë stabil jashtë rrezikut për jetë. Ekipet shëndetësore në QKUK janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme", ka thënë Fazliu.

Ky rast është konfirmuar për KosovaPress edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka thënë se e gjithë ngjarja ka ndodhur në orën 12:00.

Policia ka arritur të arrestojë dy persona, të cilët janë duke u intervistuar.

Për çka, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikiq ka treguar se njëri nga të arrestuarit që është i moshës së mitur dhe tjetri është i moshës madhore.

Ndaj të miturit është caktuar masa e ndalimit 24 orë, kurse ndaj personit të moshës madhorë është vendosur masa e ndalimit prej 48 orëve. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat