Gruaja hidhet nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë në vend

Kronikë e zezë

Gruaja hidhet nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë në vend

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 17:15
Foto Ilustrim

Një 52-vjeçare në kushtet e depresionit është hedhur nga kati i dytë i banesës së saj duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia informon se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, ndërsa viktima është shtetasja M.K., 52 vjeçe.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:22, në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, shtetasja M.K., 52 vjeçe dyshohet se në kushtet e depresionit është vetëhedhur nga kati dytë i banesës duke gjetur vdekjen.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat