Me hark dhe 6 shigjeta në aeroportin e Prishtinës, ndalohet 'Robin Hudi'

Kronikë e zezë

Me hark dhe 6 shigjeta në aeroportin e Prishtinës, ndalohet 'Robin Hudi'

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 07:41
Ilustrim

Në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” mbrëmjen e së enjtes është ndaluar një person nga Policia, me nënshtetësi kosovare, pasi ai po hynte në vend i armatosur rrezikshëm.

Dogana ka kontrolluar valixhen e pasagjerit dhe ka vërejtuar sende të çuditshme brenda tij, që përmbushnin kriterin për armët.

Pas hapjes së valixhes, brenda u gjet një hark i stërmadh me gjashtë shigjeta nga 78 centimetra, të cilat janë konfiskuar menjëherë.

Policia e Kosovës njoftoi se “i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt”, pas sqarimit të situatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat