Arrestohet një person në Gjilan, sulmoi fizikisht babanë dhe vëllain e tij

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Gjilan, sulmoi fizikisht babanë dhe vëllain e tij

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 09:14
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Malishevë të Gjilanit, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tij.

Policia bën të ditur se personi i dyshuar në ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht babanë dhe vëllanë e tij,

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka fyer dhe sulmuar fizikisht dy viktimat babanë dhe vëllain e tij . Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat