Dje në fshatin Grejkoc të Suharekës, një person ka pësuar lëndime trupore, pasi që nga pakujdesia ka rënë nga një lartësi prej 4 metra në pllakën e betonit në sipërfaqe të tokës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Me datën 28.11.2020 rreth orës 12:30 personi F.L i lindur ne vitin1990 nga fshati Grejkoc, Suharekës, deri sa ishte duke punuar në objektin e kompanisë “Elektroni” në fshatin Grejkoc nga pakujdesi ka rënë nga një lartësi prej 4 metra në pllakën e betonit në sipërfaqe të tokës”, ka thënë Osmanollaj.
Ai ka njoftuar se personi në fjalë pasi ka pësuar lëndime në krahun e majtë është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren, pastaj është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
“Personi në fjalë pasi ka pësuar lëndime në krahun e majtë është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren pastaj është dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Patrulla Policore dhe Njësia e Hetuesisë të cilët janë marr me rastin. Rreth orës 17:20 në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektori i punës i cili është marrë me shikimin e vendit të ngjarjes. Eshtë informuar Prokurori Kujdestar i cili ka sugjeruar që të iniciohet rast. Rasti nën hetime”, ka thënë Osmanollaj.