Aksident me fatalitet në Komoran, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Aksident me fatalitet në Komoran, policia jep detaje

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

27 aksidente trafiku janë shkaktuar në 24 orëshin e fundit.

Një prej këtyre aksidenteve ishte me fatalitet, i cili u shkaktua në Komoran.

“Rr. Prishtinë –Pejë, Komoran  16.11.2020-13:30. Me 29.11.2020 është raportuar se një mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar ne QKUK i lënduar në aksident, sot me  dt.29.11.2020- ka ndërruar jetë . Me vendim te prokurorit trupi i pa jetë është dërguar ne IML për Obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Ndryshe gjatë kësaj kohe ishin edhe 15 aksidente me të lënduar, kurse 12 të tjerë me dëme materiale.

Gjatë të njëjtës kohë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 572 tiketa për të gjithë ata që nuk respektuan rregullat e trafikut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat