Arrestohet një person në Prizren, ushtronte në vazhdimësi dhunë ndaj bashkëshortes së tij

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Prizren, ushtronte në vazhdimësi dhunë ndaj bashkëshortes së tij

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e hënë rreth orës 18:48.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat