Një i burgosur vdes në Spitalin e Pejës

Kronikë e zezë

Një i burgosur vdes në Spitalin e Pejës

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Një i burgosur ka ndërruar jetë, mbrëmë rreth orës 23:30, në Spitalin Rajonal të Pejës.

Këtë e ka konfirmuar Shërbimi Korrektues i Kosovës. Në njoftimin e tyre thuhet se i burgosuri me inicialet H.B (1942) rreth orës 16:50 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore në Repartin e Kirurgjisë, i njëjti ka ndërruar jetë.

H.B po vuante nga hipertensioni arterial për çka edhe po trajtohej në vazhdimësi nga mjekët e institucioneve korrektuese.

I njëjti ishte i dënuar për veprën  penale “vrasje”.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat