Vidhen pistoleta nga dyqani i armëve në Gllogoc

Kronikë e zezë

Vidhen pistoleta nga dyqani i armëve në Gllogoc

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Në orët e hershme të mëngjesit në Gllogoc, është thyer lokali i armëve, ku janë vjedhur disa pistoleta nga persona të panjohur.

Për rastin janë njoftuar edhe forcat e rendit   ku bashk me organin e akuzës po hetojnë rastin.
 
Policia njofton se në Gllogoc me 30.11.2020 rreth orës 05:27, ankuesi mashkull raporton se NN personi-at kanë depërtuar me forcë brenda lokalit të tij, i certifikuar për shitje të armëve dhe nga aty janë vjedhur armë (Pistoleta). 

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti mbetet nën hetime si vjedhje e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat