Grabitje e armatosur në Prishtinë

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në Prishtinë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 20:21
Foto ilustrim

Një grabitje e armatasor ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në Prishtinë.

Rasti për lajmi.net është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se hajnat aty kanë grabitur një shumë parash.

Po ashtu ka thënë se në këtë rast dyshohet se kanë qenë të përfshirë dy persona.

“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën për një grabitje të ndodhur në në rrugën “Holgen Petersen” në Prishtinë, në një filiale të një kompanie për shërbime të shpejta të  transferimit të parave dhe shërbimeve të pagesave. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet që dy të dyshuar së paku njëri nga ta i armatosur nën kërcënimin e armës  kanë grabitur nga aty një vlerë të caktuar monetare. Aktualisht ka filluar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme me fokus zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, ka thënë Borovci. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat