Zhduket një qytetar nga Fushë Kosova

Kronikë e zezë

Zhduket një qytetar nga Fushë Kosova

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Një banor i Fushë Kosovës ka disa ditë që është zhdukur, konkretisht nga 27 nëntori dhe nuk dihet gjë për fatin apo vendndodhjen e tij.

E duke parë si ai nuk po lajmërohet tek familja as pas katër ditëve, vëllau i tij  e ka raportuar zhdukjen e tij.

Policia njofton se në Fushë  Kosovë me 27.11.2020 rreth orës 10:00 një mashkull ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Me 01.12.2020 një  mashkull kosovar ka raportuar se vllau i tij mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.

Rasti është duke u hetuar si person i zhdukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat