Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, trajleri përfundon mbi trafikndarëse

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, trajleri përfundon mbi trafikndarëse

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 11:36
Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë, sa kalon Sukthin. Mësohet se një mjet kamion ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Madje në pamjet e siguruara nga LSA shihet se një pjesë e kamionit ka përfunduar mbi trafikndarëse.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por aksidenti ka krijuar trafik në autostradë dhe janë dashur pak kohë deri në largimin e mjetit.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e trafikut.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat