Prizren: Arrestohet një person i kërkuar për tentim-vrasje

Kronikë e zezë

Prizren: Arrestohet një person i kërkuar për tentim-vrasje

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Drejtoria e Rajonale e Policisë në Prizren njofton se ka arrestuar një person të kërkuar për tentim-vrasje.

Personi me inicialet D.M, dyshohet për dy vepra “Tentim-vrasjes” dhe “Kanosje”.

“Andaj, sot pas një rezistence që ka treguar kundër organeve të rendit, i njëjti duke provuar ti shmanget ndalimit dhe arrestimit ka provuar ikjen nga organet e rendit, por njësitë speciale të policisë në Prizren, aty rreth orës 14:30 min., kanë arritur ta ndalojnë të dyshimtin e veprave penale i cili ishte në posedim të një arme tip revole Ekol Special99, kalibër 7.65, dhe 5 fishek”.

Njoftimi i plotë:

Me datën 03 dhjetor 2020, pas një punë intensive operative nga njësiti i hetimeve rajonale dhe njësia speciale operative është ndaluar dhe arrestuar personi i dyshimte me rrezikshmëri të lartë D. M i lindur në vitin 1993 në Prizren.

I dyshimti si një recidivist i veprave penale, në kohët e fundit është akuzuar për dy raste serioze të “Tentim vrasjes” dhe rastit “Kanosje”.

Andaj, sot pas një rezistence që ka treguar kundër organeve të rendit, i njëjti duke provuar ti shmanget ndalimit dhe arrestimit ka provuar ikjen nga organet e rendit, por njësitë speciale të policisë në Prizren, aty rreth orës 14:30 min., kanë arritur ta ndalojnë të dyshimtin e veprave penale i cili ishte në posedim të një arme tip revole Ekol Special99, kalibër 7.65, dhe 5 fishek.

Pas ndalimit dhe arrestimit policia në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar armën e cila dyshohet së është përdorur nga i dyshimti në dy rastet e mëhershme.

Rasti është duke u trajtuar nga njësia e hetimeve rajonale në Prizren, dhe për këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit në Prizren i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat