I dyshuari për vjedhjen e bankës tenton t’i ikë policisë në Lipjan, aksidentohet me veturë

Kronikë e zezë

I dyshuari për vjedhjen e bankës tenton t’i ikë policisë në Lipjan, aksidentohet me veturë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 09:32
Foto Ilustrim

Një person në Lipjan është arrestuar pasi që dyshohet se ka vjedhur një bankë.

Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh ka thënë se i dyshuari ka tentuar t’i shmanget patrullave policore dhe ka shkaktuar vetë-aksident trafiku.

Gjatë kontrollimit të veturës, është gjetur dhe konfiskuar një revole me pesë fishekë, kaçavidë, dy pajser, një targë e veturës dhe një arkë e zbrazët.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat