Prostitucion në Fushë Kosovë, arrestohen një burrë dhe dy gra

Kronikë e zezë

Prostitucion në Fushë Kosovë, arrestohen një burrë dhe dy gra

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 10:14
Ilustrim

Tre persona janë arrestuar dje në Fushë Kosovë pasi dyshohet se u përfshinë në veprimtarinë e prostitucionit.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Një burrë dhe dy gra njëra shtetase e Shqipërsië dhe tjetra shtetase e Kosovës, janë të përfshirë në veprën “Mundësim apo detyrim në prostitucion”.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në prodedurë të rregullt. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat