Keqpërdorim i targave në Junik, Policia e ndalon një person

Kronikë e zezë

Keqpërdorim i targave në Junik, Policia e ndalon një person

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen vetura e targa të vjedhura, në tërë territorin e Kosovës.

Por falë intervenimit të tyre dhe kontrollave të vazhdueshme, ata arrijnë t’i gjejnë ato me ç’rast iu kthehen pronarëve.

Dje derisa po drejtonte automjetin e tij është ndaluar një mashkull në fshatin Jasiq të Junikut.

Ndërsa gjatë kontrollit dhe verifikimit nga ana e Policisë, është vërtetuar se target e vendosura në automjet, i përkasin një automjeti tjetër.

Kështu njoftojnë burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë, ku thonë se i dyshuari është intervistuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat