Aksident në Hajvali të Prishtinës, gjashtë persona bëhen për spital

Kronikë e zezë

Aksident në Hajvali të Prishtinës, gjashtë persona bëhen për spital

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 09:35
Ilustrim

Gjashtë persona janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, pas një aksidenti që ka ndodhur mes tri automjeteve dje në Hajvali të Prishtinës.

Dëmtime kanë pësuar edhe automjetet e aksidentuara, ndërsa policia po merret me rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME /Rr. Pallati i Drejtësisë, Hajvali. (NN)05.12.2020-06:55 .  Është raportuar për një aksident trafiku në mes të tri automjeteve civile me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat