Tragjike në Kamëz/ “Smarti” i i ndërpret rrugën makinës tjetër, humb jetën 22-vjeçarja, arrestohet shoqja e saj

Kronikë e zezë

Tragjike në Kamëz/ “Smarti” i i ndërpret rrugën makinës tjetër, humb jetën 22-vjeçarja, arrestohet shoqja e saj

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 21:26
Alida (viktima)

Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e së shtunën (5 dhjetor) në rrugën "Demokracia" në Kamëz, në të cilën mbeti e vdekur një 22-vjeçare e identifikuar me emrin Alida (në foto veçmas) dhe u plagosur një 19-vjeçare tjetër.

Një automjet me shpejtësi të lartë raportohet se është përplasur me dy mjete të tjera.

Si pasojë goditja ka rezultuar fatale.

Dy vajzat janë transportuar në spital për të marrë mjekim të specializuar, por njëra prej tyre nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve të rënda.

Policia ka arrestuar 19-vjeçaren Deni Doku për veprën penale "Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor", e cila ishte drejtuese e mjetit tip SMART.

Dy vajzat ishin mike me njëra-tjetrën, dhe ishin në të njëjtën makinë para aksidentit.

Report TV siguron videon e aksidentit tragjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat