Arrestohet në Prizren ish-anëtari i bandës së Durrësit, Indrit Taullai

Kronikë e zezë

Arrestohet në Prizren ish-anëtari i bandës së Durrësit, Indrit Taullai

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 21:56
Indrit Taullai

Policia e Kosovës ka arrestuar Indrit Taullain, një prej ish-anëtarëve të bandës së Durrësit.

Në njoftimin e policisë së Kosovës thuhet se Taullai kishte hyrë në Kosovë në datë 5 Dhjetor.

Sipas mediave nga Kosova arrestimi i Taullait është bërë me kërkesë të Interpol Tiranës dhe zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar në Kosovë.

Ai u ndalua sot rreth drekës, në Prizren.

Indrit Taullai ka qenë i dënuar me 25 vite burg pasi u arrestua si pjesë e grupit “Banda e Durrësit” të cilët akuzohen për një sërë vrasjesh për hakmarrje ndaj grupeve kriminale rivale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat