​Vidhen pajisje në shkollën "Ibrahim Rugova" në Obiliq, arrestohen tre të mitur

Kronikë e zezë

​Vidhen pajisje në shkollën "Ibrahim Rugova" në Obiliq, arrestohen tre të mitur

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 22:50
​Vidhen pajisje në shkollën "Ibrahim Rugova" në Obiliq, arrestohen tre të mitur

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhje në shkollën "Ibrahim Rugova" në Obiliq.

Në njoftimin e policisë thuhet sot rreth orës 15:30 është pranuar informata për vjedhje të pajisjeve elektronike, muzikore si dhe gjësende të ndryshme shkollore.

Pas hetimeve preliminare ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e tre të miturve, të cilët janë proceduar më tej në përputhje me rekomandimet e prokurorit të shtetit.

Ndërkohë policia ka lokalizuar vend-fshehjen e gjërave të vjedhura, të cilat janë kthyer më pas në shkollë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat