Hetohet vdekja e të burgosurit 85 vjeçar, i dënuar për keqpërdorim seksual nën moshën 16-vjeçare

Kronikë e zezë

Hetohet vdekja e të burgosurit 85 vjeçar, i dënuar për keqpërdorim seksual nën moshën 16-vjeçare

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 11:10

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e së shtunës (5 dhjetor) një i burgosur ka vdekur në Spitalin e Pejës përkundër ndihmës së ofruar nga mjekët.

I ndjeri i cili ishte duke vuajtur dënimin në Burgun e Dubravës, që nga data 02.12.2020 ishte hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Pejës, me rekomandimin e mjekut të Qendrës Korrektues në Dubravë.

Ndërsa në raportin e sotëm 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Pejë 05.12.2020-22:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar pasi ishte dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor . Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

M.H, i lindur në vitin 1935, që nga fillimi i mbajtjes së dënimit ka pasur probleme shëndetësore në zemër, diabet dhe sëmundje me komplikime të tjera. “Si pasojë e sëmundjeve dhe moshës, i njëjti tërë kohën ka qenë i vendosur në Stacionarin e Qendrës Korrektuese Dubravë dhe është trajtuar nga mjekët në këtë institucion, në spitalin Pejës dhe në SHSKUK”, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Sipas njoftimit nga SHKK, ai ishte i dënuar me 10 vjet burgim për veprën “Keqpërdorim seksual nën moshën 16-vjeçare”.

“Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat